Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka mohuar edhe njëherë lajmet, kësaj here nga presidenti Vladimir Putin, se në Ukrainë është shtuar numri i mercenarëve nga Shqipëria.
Xhaçka deklaroi se Shqipëria do të vijojë punën me aleatët për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj popullit të Ukrainës.
“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”, shkruan ministrja Xhaçka./A2/
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...