Pavarësisht raportimeve se 100 civilë janë nisur nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupolin e shkatërruar nga lufta, për në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, një nga komandantët e forcave ukrainase thotë se edhe shumë të plagosur kanë mbetur pa u larguar.
“Ka ende të plagosur edhe në fabrikë. Ata nuk janë evakuuar ende, por shpresojmë se do të largohen nga këtu. Gjendja e tyre është e rëndë, kanë nevojë për trajtim të duhur mjekësor, ushqim të duhur për t’u rikuperuar,” tha për BBC, kapiteni Svyatoslav Palamar, zëvendëskomandant i regjimentit Azov.
Problemet me ushqimin dhe ujin mbeten, tha ai, por ato që mbeten “po përpiqen të zgjasin atë që kemi për aq kohë sa të jetë e mundur”.
Përveç shpresës për evakuimin e civilëve të mbetur, ai tha se “janë të gatshëm të luftojnë dhe nuk e kanë ndërmend të dorëzohen”.
Ai tha se shpresonte që zyrtarët ukrainas dhe udhëheqësit e vendeve të tjera “do të bënin gjithçka të mundshme për të evakuuar garnizonin tonë nga Mariupol”.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...