Joe Biden fitoi në zgjedhjet e brendshme partiake të demokratëve në Porto Riko të dielën.
Me këtë, ai tashmë ka arritur fitore të mjaftueshme për t’u bërë një kandidat demokrat për presidencën e Shteteve të Bashkuara.
Biden u përballë me shtatë kandidatë, por të gjithë u larguan nga gara, raporton AP.
Këto zgjedhje ishin caktuar për në muajin mars, por u shtynë për shkak të pandemisë koronavirus.
Porto-rikanët janë qytetarë amerikanë, por ata nuk mund të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor.
Sidoqoftë, të dy demokratët dhe republikanët po ftojnë delegatë nga ky territor amerikan në konventat e tyre politike./lajmi.net/
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...