Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres emëroi Achim Steiner administrator të ri të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Asamblea e Përgjithshme e OKB-së, konfirmoi më 19 prill postin e tij si administrator të UNDP-së për një mandat katërvjeçar.
Për gati tre dekada Steiner njihet si një lider i respektuar global për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim ndërkombëtar dhe diplomaci globale. Ai është avokat i zëshëm i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe nevojës për bashkëpunim të paprecedent global për të arritur këtë agjendë ambicioze.
Para se të fillonte punën në UNDP, Steiner shërbeu në pozita të ndryshme në OKB, organizata joqeveritare dhe organe këshilluese të nivelit të lartë, ndër të tjera Nënsekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Drejtor Ekzekutiv i Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara; Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së OKB-së në Nairobi dhe Drejtor i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Z. Steiner është aktualisht Drejtor i Shkollës Oxford Martin në Universitetin e Oksfordit dhe profesor i kolegjit Balliol, Oksford.
Steiner zëvendëson Helen Clark, e cila shërbeu dy terme të njëpasnjëshme si administratore e UNDP-së./Arbresh.info/
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...