Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko tha se nuk do të lejojë që populli i Ukrainës në Krime të mbetet pa mbështetje.
Me rastin e tre vjetorit të pushtimit ilegal të Krimesë, i pari i Ukrainës Poroshenko përmes rrjeteve sociale ka porositur se do të vazhdojë luftën për të drejtat e ukrainasve, të cilët për tre jetojnë nën pushtimin e Rusisë.
“Ne kemi arritur që në nivelet më të larta, në Kombet e Bashkuara t’i bindim të gjithë se Rusia është forcë pushtuese në Krime. E gjithë bota e qytetëruar e di se Krimea është Ukrainë. Ne do të vazhdojmë luftën për territoret tona”, tha Poroshenko.
Më 26 shkurt 2014, militantët e uniformuar, të ashtuquajturit “Njerëzit e gjelbër”, morën kontrollin e gadishullit në të cilin më 16 mars është mbajtur një referendum dhe u votua për bashkim me Rusinë. Presidenti rus Vladimir Putin pesë ditë më vonë nënshkroi vendimin për aneksimin e Krimesë, e cila nuk konsiderohet legjitime nga komuniteti ndërkombëtar.
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...