Në kuadër të trajnimit ushtarak “Dragoon Guadrian 2017”, sonte në Shkup tek porta “Maqedonia”, do të organizohet prezantimi i pajisjeve ushtarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) dhe Armatës së SHBA-ve në Evropë.
Përkrah prezantimeve të pajisjeve ushtarake, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin edhe një trajnim të shkurtë për vetëmbrojtje, ndërsa njëkohësisht do të mbahet edhe garë për më të rinjtë.
Në prezantim do të merr pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti dhe komandanti i njësitit për operacione speciale, Orce Jordev.
Në trajnimin “Dragoon Guadrian” marrin pjesë 300 pjesëtarë të forcave të armatosura të SHBA-ve, të cilët gjatë ditës së djeshme me makina luftarake u futën në Maqedoni në kalimin kufitar “Deve Bair” përmes Bullgarisë.
Trajnimi zyrtarisht do të realizohet në fushën amerikane “Krivoklak”, ndërsa dje pajisjet ushtarake u prezantuan në Kumanovë
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...