Irani ka sulmuar me raketa dy baza ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil.
Me dhjetëra raketa u lëshuan në baza, raportoi fillimisht televizioni shtetëror i Iranit. Lajmi u konfirmua edhe nga Pentagoni.
“Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë ushtarët dhe personelin tonë” tha në një deklaratë Jonathan Hoffman, ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështjet Publike.
“Ne jemi duke punuar në vlerësimet fillestare të dëmtimit të këtij sulmi. Bazat, kanë qenë në gatishmëri “për shkak të indikacioneve që regjimi iranian planifikoi të sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon”- shtoi ai.
Pentagoni në një deklaratë bëri me dije që do të marrë masa për të mbrojtur të gjithë ushtarët dhe personelin amerikan.
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit