Nga e hëna do të hapet shkollat dhe çerdhet. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie.
Ai poashu ka prezantuar edhe disa nga masat e reja, ku përfshihet lejimi i punës brenda lokaleve, por me dëshmi të vaksinimit apo teste.
Vitia tha se hollësi për të gjitha masat do të jepet të premten ku propozim vendimi për masat e reja do të dërgohen për miratim në Qeveri.
“IKShPK konstaton se situata epidemiologjike me Covid-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve por megjithatë është akoma jo stabile, duke pasur parasysh se varianti delta është dominues në qarkullim në Kosovë.
IKShPK përkundër situatës rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa masave në mënyre që të parandalojmë përhapjen e Covid-19”, tha ai.
Gjithashtu do të mundësohet funksionimi i gastronomisë edhe në ambiente të brendshme, por me kushtin që të pranishmit të jenë të vaksinuar
.Masat e reja:– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.– Gastronomia do të vazhdojë me të njejtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlenë për ambientet e jashtme të gastronomisë.– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante./arbresh.info/
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...