Rektorët e shtatë universiteteve publike në Kosovë kanë marrë vendim të martën që viti i ri akademik 2020/2021 të nisë më 1 tetor, ndonëse në format të kombinuar pas situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se në Koferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës është arritur pajtueshmëri që provimet pranuese për studentët e rinj dhe provimet të mbahen në ambiente të fakulteteve, derisa ligjëratat, konsultimet dhe aktivitetet tjera të zhvillohen në distancë.
Përgjatë kësaj konference është thënë edhe se si pasojë e shtyrjes së Provimit të Maturës për datën 29 gusht, viti akademik për studentët e rinj mund të fillojë me deri në dy muaj vonesë.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur ditë më parë se hapja e institucioneve tjera shkollore do të varet nga gjendja epidemiologjike.
Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori.
Prej 13 marsit, kur janë raportuar rastet e para, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 11,545 persona të infektuar me koronavirus.
Prej tyre 410 kanë vdekur.
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...
Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje