Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, e quan jo serioze qasjen e Qeverisë në sistemin e arsimit, duke vlerësuar se akoma nuk janë të qartë skenaret për procesin mësimor.
Ai e ka listuar në mesin e dështimeve fillimin e vitit të ri shkollor me vonesë.
“Kjo Qeveri nuk ka prioritet arsimin”, ka thënë ai.
Uka ka thënë se Qeveria ka mundur të bëjë një analizë të detajuar në secilën shkollë, por nuk ia kanë arritur ta bëjnë përveç vizitës në disa shkolla të Prishtinës.
Ai nuk e la pa përmendur edhe dialogun dhe “kompromiset” me Serbinë./arbresh.info/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...