Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton opinionin se UP-ja përkrah grevën e thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Ky qëndrim unanim ka dalë pas takimit të zhvilluar sot në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ku morën pjesë menaxhmenti i lartë i Universitetit, dekanët e njësive akademike dhe përfaqësues nga SBAShK-u.
Në këtë takim, dekanët njoftuan që si pasojë e grevës, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës janë pezulluar në mënyrë të tërësishme të gjitha proceset administrative dhe akademike.
Situata e krijuar ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek palët brenda dhe jashtë Universitetit, të cilat kërkojnë ekzekutimin e kërkesave të tyre, në veçanti të kërkesave të adresuara në mënyrë emergjente.
Duke shpresuar që në një afat të shkurtër kohor do të arrihet zgjidhja e duhur për situatën e krijuar, UP apelon tek palët e përfshira që të mundësojnë daljen nga kjo bllokadë dhe të vijohet me mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe administrativ në institucionet arsimore.
Vdes një grua në QKUK, rasti në hetim
Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë ...
Mbi 170 mijë nënshkrime për peticionin e OVL-UÇK-së, të mërk...
Moti sot në Shqipëri
Trump: Sot nis “Operacioni Liria” në Ngushticën e Hormuzit
Liderët evropianë mblidhen në Armeni, dikur aleate e ngushtë...