Turqia ka njoftuar se ka nxjerrë një program të ri shkollor, që përjashton teorinë e evulocionit të Çarls Darvinit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës, të cilët kanë deklaruar se Presidenti Erdogan ‘po shkatërron themelet laike të vendit’, transmeton portali arbresh.info
Kryetari i sindikatës së mësuesve e ka përshkruar ndryshimin si një gabim të madh, i cili përpiqet të shmangë ngritjen e ‘brezave që bëjnë pyetje’.
Ministri i Arsimit Ismet Jilmaz tha se elementët kryesorë të evolucionit do mbesin në planprogramin shkencor, por teorira e Darvinit nuk do të lejohet të përmendet deri në universitet.
“Për shkak se kjo është mbi nivelin e studimeve dhe nuk lidhet drejtpërdrejtë me programin shkollor”, tha Jilmaz në një konferencë shtypi./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi