Lidhur me ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, ka reaguar Sindikata e Arsimit.
Kjo sindikatë kërkon që 15-vjetshi kontribut-dhënës i punës të përshkallëzohet, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë me përqindjet e caktuara. Ndërsa, tha se këto ndryshime kanë qenë tendencioze, pasi sipas tij, preket edhe Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta.
Sindikalistët e arsimit kanë shprehur pakënaqësi me ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë në Radio Kosova, se nuk janë ftuar nga komisioni përkatës dhe ministri Hekuran Murati, për të paraqitur argumentet e tyre për këtë ligj, derisa theksoi se do të kërkojnë nga deputetët që 15-vjetshi kontribut-dhënës të përshkallëzohet, pasi sipas tij, ka diskriminim kundrejt atyre që nuk e plotësojnë këtë kusht.
“Për të mos pasur diskriminim është dashur të bëhet një përshkallëzim në këtë formë: 1. 15 vite 100%; 2. 13 deri 15 vite 75%3; 10 deri 13 vite 50 %, e kështu me radhë, sepse pa kaluar shumë kohë, do të vërehet se ata që do të kenë, qoftë edhe dy ditë me pak nga këto 15 vjet kontribut-dhënëse do të mbesin me pensionin e pleqërisë”, theksoi ai.
Sipas Jasharajt, me këto ndryshime, qeveria ka prekur edhe Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve ‘90-ta.
“E konsiderojmë si tendencë, që të preket edhe Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve ’90-ta, ngase përvoja e pranuar kontribut-dhënëse ka tendenca të zvogëlohet dhe do të kemi probleme edhe me punëtorët e arsimit, që do të gjenden në pozitë të vështirë që të arrijnë 15 vjet për ta gëzuar pensionin e punës”, tha ai.
SBASHK-u bëri të ditur se kur të fillojë puna e Kuvendit në shtator, do t’u drejtohen deputetëve që t’i kenë parasysh kërkesat e tyre, derisa shpresojnë se do të gjejnë zgjidhje për të gjithë punëtorët e viteve ‘90-ta, të cilët u dëbuan dhunshëm nga vendet e punës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...