Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , z Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 4 vjetorit të themelimit të Universitetit “Haxhi Zeka“ në Pejë, në të cilën ishin të pranishëm edhe rektorët e universiteteve publike, profesorë dhe studentë të këtij institucioni.
Me këtë rast, Bajrami rikujtoi kohën e themelimit të universitetit publik në Pejë.
“Themelimi i Universitetit “Haxhi Zeka“, ka qenë një ngjarje e madhe jo vetëm për qytetarët e Pejës dhe komunave përreth, por edhe për Kosovën, sepse Peja ka pasur traditë të gjatë akademike, ndërsa 4 vite punë të këtij universiteti, rrita dhe sukseset e tij, kanë arsyetuar më së miri vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e këtij universitetit”.
Duke folur për sukseset e Universitetit, ministri Bajrami tha se ka ardhur koha që arsimi lartë sidomos universitetet, të bëhen promotorë të zhvillimit ekonomik, të progresit e të demokratizimit të shoqërisë sonë, duke krijuar gjenerata te reja të përgatitura me kompetenca e shkathtësi, që nesër do të ndihmojnë shtetin tonë në arritjen e standardeve evropiane.
Bajrami përmendi edhe faktin se tashmë Ligji Për Arsimin e Lartë është në procedurë të miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe tha se përmes këtij ligji synojmë standarde të larta të cilësisë, rend dhe kulturë akademike. Ndërsa, ai theksoi se edhe Deklarata e Bolonjës promovon parimin e autonomisë së universiteteve.
Ministri i Arsimit porositi edhe studentët që të jenë kërkues për cilësi. “Të gjithë ne së bashku po punojmë që të jemi pjesë e Bolonjës dhe besoj se këtë do ta arrijmë. Universitetet e forta dhe cilësore krijojnë familje dhe shtet të fortë”, ka thënë Bajrami.
“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udh...
Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu ho...
Mot në Shqipëri kryesisht i kthjellët, vranësira në zonat ma...
44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
SHBA ftohet të marrë pjesë në manovrat ushtarake në Groenlan...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju