Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar pas rezultateve të Kosovës në testin PISA.
Me anë të një postimi në Facebook, Arifi i ka vlerësuar këto rezultate si shqetësuese, shkruan Arbresh.info.
“Renditja e Kosovës në fund të listës për testin PISA, është shqetësuese për shoqërinë kosovare”, tha ai.
Ndërkaq kërkoi edhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Dorëheqja e Ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet!”, u shpreh ai.
Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.
Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.
Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kosova pothuajse “në fund të pusit”, publikohen rezultatet e testit PISA
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...