Qeveria e Kosovës është dakorduar me SBASHK-un për të nënshkruar kontratën kolektive e cila përfshin disa benefite që SBASHK-u që disa kohë është duke i kërkuar.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, tha se janë dakorduar që nga viti 2023 mësimdhënësve do tu paguhet rroga e 13, shujta dhe transporti, shkruan arbresh.info.
“I kemi dakordua të gjitha çështjet në kuadër të kontratës kolektive duke i trajtuar të gjitha aspektet kryesore lidhur me kontrata e punës avancimin të drejtave të mësimdhënësve, kohën e punës e çështje të tjera që janë specifike për fushën e arsimit”, tha Hoti.
“Jemi dakodru të paguhet paga e 13 duke filluar nga viti 2023. I kemi caktu pagesën e shujtës ditorë dhe shpenzimet e transportit”, tha ai.
Po ashtu për mësimdhënësit do të ketë edhe shtesa për dy muaj. Shuma nuk u bë e ditur
“Në fund të shkurtit dhe në mars do të ketë pagesa shtesë për mësimdhënësit”, tha Hoti.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari tha se nga ky vendim, nga e hëna do të kemi një frymë të re në arsim.
“Hoti e beri të pamundurën të mundur që t’i dal në ndihmë mësimdhënësve për shtesat. Po ashtu falënderoj të gjithë komisionin për kontratën kolektive. Nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës”, tha ai./arbresh.info/
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...