Grupi Kombëtarë Monitorues i Fëmijëve “Respect Our Right” (ROR) mbeshtetur nga Organizatat “Syri i Vizionit” në partneritet me “Save the Children zyra në Kosovë”, organizon konferencën për publikimin e raportit monitorues ‘’Hendeku, kurrikula dhe zbatueshmëria e saj’’
Ky raport i hartuar nga vetë fëmijët, anëtarët e Grupit ROR të cilët i përkasin fushës së monitorimit të zbatimit të të drejtës fundamentale për edukim dhe arsimim (shkollim), nxjerr në pahë të dalurat e hulumtimit.
Duke ofruar kështu një raport me rekomandime për institucionet përgjegjëse, gjegjësisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), mbi sfidat e reformimit të sistemit arsimor në vend.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, mbështetur nga SIDA.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...