Sot në amfitetarin e madh të Bibliotekës Kombëtare, Qendra për Zhvillim të Karrierës, Universiteti i Prishtinës do të prezantojë para nxënësve dhe studentëve kosovarë delagacioni nga James Madison University të ShBA-ve.
Të gjitha informatat do të ofrohen nga prof. Micheal Stoloff, prodekan për çeshtje mësimore në Graduate School të James Madison University.
Të pranishmit do të kenë mundësi të kuptojnë më detajisht mundësitë e studimeve në JMU, kushtet dhe kriteret e studimit, mënyrat e financimit të studimeve, programet studimore, ndihmat shtesë për pyetje relevante, etj.
Prezantimi i mundësive të studimeve në James Madison University po asistohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës.
James Madison University është universitet publik në ShBA dhe gjendet në Harrisonburg të shtetit të Virginia.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...