Bashimi i Sindikatave të Pavarura ka vendosur që ta pezullojë grevën.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media të mbajtur sot gjatë ditës.
Kësisoj, mësimi në shkolla do të fillojë të hënën.
“Greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit presioni në raport me partnerin sociale me Qeverinë. Nuk ishte akt personal, e as individual por mjet i organizimit sindikal”, është thënë në konferencë.
E gjatë ditës së djeshme, SBASHK ka treguar se pro pezullimi të përkohshëm të grevës janë 54.8 % e anëtarësisë.
Vlen të theksohet se greva e mësimdhënësve po pezullohet pavarësisht mos-realizimit të kërkesës kryesore të tyre, 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave. /arbresh.info/
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump
Dita e Evropës, BE organizon sot aktivitete kulturore dhe ko...
Parashikimi i motit për sot
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...