Komisioni Shtetëror i Maturës, pas përfundimit të pjesës së dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2017 (afati i gushtit) vlerëson se i tërë procesi i organizimit dhe administrimit është përmbyllur me sukses.
Afatit të gushtit të këtij provimi i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim.
Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.
Sipas KShM-së, edhe pjesa e dytë e Provimi të Maturës (afati i gushtit) ka shkuar konform rregullave ligjore, duke bërë që procesi të zhvillohet pa ndonjë problem dhe çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve.
KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, veçanërisht mediat për pasqyrim real dhe informim të saktë të publikut, njëherësh bënë të ditur se, rezultatet e provimit do të publikohen më 7 shtator 2017./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen