Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.
Nga kjo ministri kanë thënë se këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 përqind.
Nga Ministria e Arsimit po ashtu kanë njoftuar se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.
MAShTI gjithashtu është duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti do të publikohen emrat e administruesve të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit