Vendimi i marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), që të enjten dhe të premten të pezullohet procesi mësimor për arsye të motit të ligë që po mbizotëron në vend, nuk po respektohet nga të gjitha shkollat.
Telegrafi ka mësuar se shkolla e ciklit fillor dhe të mesëm “Loyola”, do të vazhdojë normalisht procesin mësimor.

Në adresën tonë kanë ardhur ankesa nga nxënësit, duke pyetur se pse nuk veprohet në bazë të vendimit të MASHT-it.
Drejtoria e Shkollës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se duke marrë parasysh që “ne kemi investuar shumë për të krijuar kushte optimale për mësim, nuk kemi arsye për të mos zhvilluar mësim në ditët në vijim”.
“Megjithatë, marrë në konsideratë motin, nesër fillojmë mësimin nga ora 8:50 ( rreth një orë me vonë se zakonisht). Ju lutem kini kujdes gjatë udhëtimit për në shkollë.
Me respekt, Drejtoria”, ka shkruar drejtoresha e shkollës, Sijeta Braha.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë