Gjuha amtare, Gjuha angleze dhe Matematika do të jenë lëndët kryesore ku maturantët, do të testohen në muajin Qershor.
Krahas këtyre 3 lëndëve, ata kanë mundësi ta zgjedhin vetë lëndën e katërt dhe t’u përgjigjen pyetjeve të saj, raporton KTV.
Kjo është risia që do ta karakterizojë këtë vit testin e maturës, për dallim prej viteve të kaluara kur nxënësit kanë pasur pyetje nga deri në 10 lëndë të ndryshme.
Fehmi Hysenaj, kryetar i Komisionit Shtetëror të Maturës ka thënë se vëzhgimi i testimit do të jetë rigoroz dhe askush nuk do të falet, nëse synohet të prishet rendi i maturës.
Meqë Gjykata Themelore e hodhi poshtë padinë e SBASHK-ut dhe i dha të drejtë vendimit të Ministrisë së Arsimit për kompensimin e orëve të humbura, maturantët do të jenë në mësim deri më 24 maj.
Por, sipas njohësve të çështjeve arsimore kjo periudhë e deri më 12 qershor, është kohë e shkurtër që nxënësit të përgatiten, andaj ka dyshime se testi do të ketë sukses.
Më 6 qershor do të hidhet shorti se në cilat regjione do të testohen maturantët.
Pjesa e parë e testit do të mbahet nga 12 deri më 19 qershor, rezultatet e të cilit do të dalin pas një jave.
Viteve të kaluara, MASHT-i ka pasur probleme me këtë organizim meqenëse pyetjet janë bërë publike vazhdimisht në rrjetet sociale.
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...