Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga mësimdhënësit që të vaksinohen, në mënyrë që të jenë të gatshëm për vitin shkollor 2021/22, që po planifikohet të fillojë me pjesëmarrje të plotë fizike.
“Ne jemi duke planifikuar që vitin shkollor 2021-2022 ta fillojmë me pjesëmarrje të plotë fizike, andaj stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar”, ka thënë Nagavci, në një postim në Facebook.
Ajo shkruan se dëmet e shkaktuara në arsim nga pandemia janë evidente dhe shumëdimensionale, prandaj duhet mobilizim i të gjithëve që të arrihet përmirësim i gjendjes dhe rezultatet e synuara.
“Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimorë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. Fatmirësisht ka mjaftueshëm vaksina të cilat janë të aprovuara dhe të sigurta”. Ju bëj thirrje të gjithë juve që akoma nuk jeni vaksinuar, që pa humbur kohë të caktoni terminet për vaksinim në mënyrë që ta mbroni shëndetin tuaj dhe të tjerëve, por edhe që të jemi të gatshëm për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor”, ka shkruar Nagvci./arbresh.info/
Identifikohet rasti i parë me Linë e Majmunit në Shqipëri &#...
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet në Beograd
Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në Breg t...
Zjarri përfshin një qendër tregtare në Bregun e Diellit
“Mrekullia 11A”, konfirmohet një i mbijetuar nga tragjedia a...
Me nderime shtetërore sot iu dha lamtumira e fundit Bukoshii...