Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nënshkruar vendimin për përfituesit e bursave të nivelit master në top 150 universitetet më të mira në botë sipas listës Shanghai 2023.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci ka bërë të ditur se këtë vit janë 13 përfitues që do të mbështeten me 7 mijë euro, shkruan Arbresh.info.
“Ky është viti i tretë me radhë që po mbështesim të rinjtë tanë që studiojnë në universitetet më prestigjioze në botë.”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera, ministrja Nagavci theksoi që pret nga këta studentë që aftësitë dhe njohuritë e fituara t’i kthejnë në të mirë të arsimit e të Kosovës.
“Për studentët tanë më shumë përkrahje e më shumë mundësi.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...