Pas vërshimeve të fundit, situata në Lipjan ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën publike, si dhe në ekonomitë familjare. Për të menaxhuar situatën, është mbajtur mbledhja e Shtabit Emergjent, ku u diskutuan hapat e mëtejshëm për përballimin e pasojave dhe rifillimin e procesit mësimor.
Sot u mbajt mbledhja e Shtabit Emergjent në Komunën e Lipjanit, ku kryetari Imri Ahmeti u takua me anëtarët e shtabit për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas vërshimeve të fundit.
Komuna njofton se “procesi mësimor do të fillojë sipas planifikimit zyrtar, me përjashtim të nxënësve të shkollës ‘Ismail Luma’, të cilët do ta vijojnë mësimin në shkollën ‘Vëllezërit Frashëri’ deri në një afat të pacaktuar. Në shkollat e tjera, mësimi do të zhvillohet normalisht.”
Gjatë ditës është ndërhyrë për rregullimin e urës në Smallushë, ndërsa po përgatiten raportet për dëmet e shkaktuara në shkolla dhe objekte publike. Komisionet përkatëse do të vazhdojnë evidentimin e dëmeve në ekonomitë familjare dhe të mbjellat.
“Situata ka filluar të qetësohet, megjithatë lumi Sitnica ende ndodhet jashtë shtratit të tij, andaj organet komunale mbeten në gatishmëri dhe po e përcjellin situatën nga afër”, thuhet në njoftim.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...