Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po qëndron për vizitë zyrtare në Izrael.
Në kuadër të vizitës në këtë shtet, ka takuar përfaqësues të Universitetit “Bar Ilan”, Institutit për Teknologji “Holon”, Kolegjit Akademik “Zefat”, si dhe shkollës së mesme të lartë “Herzog”.
Nagavci ka falënderuar për mikpritjen dhe mundësitë e ofruara për bashkëpunim.
“Rektorë, dekanë, profesorë, drejtorë shkollash e mësimdhënës ndanë përvojat e tyre në përgatitjen e nxënësve e studentëve sidomos në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, matematikës, mjekesisë digjitale, programet specifike për vajzat/gratë në IT dhe ndërmarrësi. Bashkë u pajtuam që të shohim mundesitë për bashkëpunim në arsimin e lartë, shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve përmes projekteve të përbashkëta”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Nagavci ka treguar se gjatë këtyre vizitave kishte kënaqësinë të takojë tre nxënës nga Kosova të cilët janë duke vijuar shkollimin në Izrael: Gent Jusufi, Fiona Kusari dhe Dita Haziri me ç’rast u ka uruar suksese në shkollimin e tyre.
“Falenderuese edhe ndaj të ngarkuarës me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri për bashkëpunimin dhe ndihmën në organizimin e këtyre takimeve”, ka përfunduar Nagavci. /arbresh.info/
Dokumente, armë dhe para/ Policia jep detaje për aksionin në...
Zbulohen prapaskenat e operacionit financiar të Real Madridi...
Rama përfundon sot vizitën në Izrael: Shqipëria u vendos në ...
Mbyllet përkohësisht aksi Ferizaj–Gjilan në Sojev, shkak gru...
Rritje rekord e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë...
57 aksidente dhe mbi 2300 gjoba trafiku në 24 orët e fundit ...