Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bëri të ditur se subvencionimi me tekste shkollore do të bëhet si vitin e kaluar.
Në një konferenc për media, Nagavci tha se përmes aplikacionit E-Kosova nga nesër prindërit duhet të aplikojnë që të furnizohen.
“Nxënësit do të furnizohen me tekste shkollore sikur vitin e kaluar përmes platformës që është transparente dhe të aplikojnë, do të mundohemi që të mos kemi keqpërdorime që kanë ndodhur si vitin e kaluar”, tha ministrja.
Po ashtu ajo tha, se kanë pranuar ankesa se disa nuk kanë marrë rimbursime për tekste dhe kjo mund të ketë ndodhur se nuk kanë aplikuar si duhet./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...