Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është pritur sot nga guvernatorja e Iowas, Kim Reynolds, si dhe nga sekretari i Shtetit të Iowas, Paul D. Pate në takime të ndara, në të cilat është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes Iowas dhe Kosovës në fushën e arsimit, transmeton arbresh.info.
Në këto takime, në të cilat ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri Bytyqi falënderoi guvernatoren Reynold si dhe sekretarin Pate për të gjitha ato që ka bërë shteti i tyre për Kosovën në të gjitha fushat, e veçanërisht në fushën e arsimit.
Ministri theksoi faktin se tashmë ka një bashkëpunim të mirë mes universiteteve të Iowas dhe atyre të Kosovës. Por, ai theksoi se thellimi i këtij bashkëpunimi do të ishte i një rëndësie të veçantë për të rinjtë e Kosovës, të cilët janë të talentuar dhe ambiciozë dhe si rezultat kjo do t’i ndihmonte Kosovës për zhvillim në të gjitha fushat tjera.
Ministri Bytyqi mori konfirmimin e guvernatores Reynolds, se Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e Iowas dhe do të ketë bashkëpunim mes e dy vendeve në shumë fusha të rëndësishme, e mes tyre edhe në fushën e arsimit dhe edukimit.
Ministri Bytyqi po qëndron për vizitë zyrtare në Iowa të ShBA-ve, ku në vazhdim të vizitës do të ketë edhe shumë takime të rëndësishme dhe vizita në institucione të arsimit dhe universitete të Iowas./arbresh.info/


Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...