Mësimdhënësit e shkollave fillore, të mesme, universitetet publike dhe shërbyesit civilë në Republikën e Kosovës do të vazhdojnë grevën edhe sot.
Në mbledhjen e jashtë zakonshme te dy kryesive qendrore të Sindikatave të Shërbimit Civil të Kosovës është bërë e ditur se greva e shërbyesve civilë do të vazhdojë edhe sot nga ora 10:00 deri në 11:00.
Rreth 22 mijë nëpunës civilë kanë hyrë në grevë, duke kërkuar nga institucionet që të merren me kërkesat e tyre, ndërsa sipas sindikalistëve, nëse nuk ka reflektim institucional nuk përjashtohet mundësia e ashpërsimit të masave.
Në grevë vazhdojnë të jenë për javën e tretë me radhë edhe punonjësit e shkollave fillore, të mesme dhe universitetet publike të Kosovës, të cilët kërkojnë nga qeveria që të ndryshohet ligji duke rritur normën e pagesës për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor publik.
Ndërkohë, grevën e ka filluar edhe Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës.
Ligji për pagat i cili është në fazën e shqyrtimit parlamentar, ka ngjallur pakënaqësi të shumta të punonjësve në sektorë të ndryshëm të cilët thonë se nuk janë trajtuar si duhet në këtë ligj.
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...