Prof. Asoc. Dr. Merita Koçinaj – Berisha është zgjedhur prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës të mbajtur me datë 25/06/2018.
Prof. Asoc. Dr. Merita Koçinaj – Berisha që nga viti 2002 është mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku aktualisht ligjëron lëndët Mjekësi Sociale dhe Statistikë Mjekësore.
Prof. Koçinaj – Berisha është autore dhe koautorë e disa punimeve shkencore, kumtesave dhe ligjërimeve të prezantuara dhe botuara në vend dhe në shtete të ndryshme të botës. Për më tepër informacione, konsultojeni CV-në e saj në linkun në vijim: http://mjekesia.uni-pr.edu/getattachment/Ballina/Personeli/Personeli-akademik/Profesor-Asistent/Merita-Kocinaj-Berisha/Merita-Berisha-09-12-2016.pdf.aspx
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...