E drejta për shkollim është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas nenit 47, ku secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve.
Bazuar në këtë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka marrë vendim për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës.
Vendimi është marrë pas disa takimeve me të gjitha palët dhe konsultimeve me ekspertë, bazuar në raportet e Inspektoratit të arsimit, raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe raportit të Komisionit për shqyrtimin e problemit të krijuar me mos vijimin e mësimit nga një numër i madh i nxënësve në komunën e Kamenicës.
Procesi mësimor do të zhvillohet në objektet shkollore më të afërta dhe në pajtim me rekomandimet e MASHTI, MSH-së dhe IKSHPK-së.
MASHTI inkurajon komunën dhe të gjitha palët që sa më parë, të gjejnë zgjidhjen më të mirë që viti i ri shkollor 2021/2022 të fillojë me kohë dhe pa probleme.
Obligohen institucionet përgjegjëse të sigurojnë kushtet optimale për vijimin e mësimit të përshpejtuar dhe furnizimin me materiale mësimore për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor për nxënësit./arbresh.info/
Talenti, Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...