Nxënësit e klasave të para nga 2021/2022 do të mësojnë sipas një programi të ri.
Mësuesit do të duhet të përdorin fotografi, objekte të ndryshme, duke treguar, hulumtuar dhe shpjeguar koncepte të ndryshme që nxënësit të zotërojnë materialin.
Në këtë mënyrë, nxënësit do ta kuptojnë dhe përvetësojnë më lehtë materialin mësimor. Fokusi është në të mësuarit me mirëkuptim që ndihmon në zhvillimin e të menduarit kritik dhe krijimtarisë, sesa të mësuarit faktik dhe memorizimit të të dhënave. Trajnimet për mësuesit do të organizohen për mënyrën e zbatimit të kurrikulës së re për klasën e parë, përmes tre moduleve gjatë majit, qershorit dhe gushtit, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Sipas programit, kurrikulat e reja i japin përparësi formimit, në krahasim me vlerësimin përmbledhës, që do të thotë se arritjet e nxënësve do të monitorohen çdo ditë, në vend që thjesht të organizojnë teste në fund të periudhave të caktuara – tremujori ose gjysmëvjetori./Telegrafi/
Bedri Hamza: Projekti për urën mbi lumin Ibër nuk do të real...
Trump nënshkruan Ligjin për Mbrojtjen Kombëtare, përfshihet ...
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës ...
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...