Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Morina, ka pritur në takim ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, Deputeten Tetuta Haxhiu dhe këshilltarin e ministrit Enver Osdautaj.
”Ministrin Likaj e përgëzova për detyrën e rëndësishme që i është besuar në Qeverinë e Kosovës, poashtu shfrytëzova rastin për të shprehur dëshirën në ruajtjen e mëtutjeshme të marrëdhënieve të shkëlqyera të besimit dhe të transparencës, të ndërtuara me këtë ministri.
Diskutuam gjithashtu edhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e arsimit, për sfidat me të cilat po përballet arsimi parauniversitar në kohën e pandemisë, ecurinë e zhvillimit të mësimit online dhe për mundësitë e mbështetjes financiare të projekteve nga fusha e arsimit në komunën e Rahovecit.
Likaj e njoh si një nga figurat më të spikatura të arsimit shqip në Kosovë, i cili me angazhimin e tij prej një eksperti, studiuesi, atdhetari, patrioti e mbi të gjitha të një profesori të dëshmuar, arriti që për shumë vite të nxjerrë gjenerata të tëra në dritë”,- u shpreh kryetari Latifi./arbresh.info
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë