Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga shtatori do të hapen tetë profile të reja në arsimin dual.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditura profilet e reja, shkruan Arbresh.info.
“Nga shtatori 8 profile të reja në arsimin dual: Rrobaqepësi, Automekanik, Metal përpunues, Përpunues i drurit, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Instalues elektrik, Tregti me shumicë dhe pakicë, Estetist.”, njoftoi Kurti.
Këto profile të reja do të jenë në mesin e profileve si kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor, njoftoi shefi i ekzekutivit.
“Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile.”, tha kryeministri Kurti./Arbresh.info.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...