Kryeministri, Albin Kurti, ka kujtuar protestat paqësore të vitit 1997 të mijëra studentëve të veshur në të bardha.
“Çdo 1 tetor kujtojmë marshimin në protestat paqësore të 1997-ës të mijëra studentëve të veshur në të bardha, që me vullnet për liri e dëshirë për dije kërkonin lirimin e ndërtesave dhe hapësirës universitare nga okupatori serb. Protesta e 1 Tetorit ishte pikënisja e një kthese të rëndësishme historike për vendin, që burim kishte vullnetin rinor për të bërë ndryshimin”, shkruan Kurti në Facebook.
Sipas tij fati i studentëve dhe i Universitetit të Prishtinës ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e vendit.
“Në gjysmën e parë të shekullit të tij, ky universitet përgatiti brezat që me dije e guxim i shërbyen vendit për çlirim. Tani po kontribuon në zhvillimin e kapitalit njerëzor, si parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Sivjet, studentët tanë kanë mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tyre intelektual. Në vitin e ri akademik 2021/2022, mundësuam studime pa pagesë për të gjithë studentët e nivelit baçelor dhe master. Si drejtues të lëvizjes së atëhershme studentore, sot kujtuam dhe nderuam me homazhe atë që na priu në protestë, akademikun e rezistencës dhe juristin e qëndresës, profesorin Ejup Statovci.
24 vite pas protestës, rikujtojmë me mirënjohje të thellë zemërgjerësinë e njerëzve guximtarë, që iu përgjigjen dëshirës së madhe të studentëve për dije, duke ua mundësuar vijimin e mësimeve në shkollat-shtëpi”, shkruan tutje Kurti.
Ai ka kujtuar me nderim të gjithë profesorët e studentët e protestës së 1 Tetorit, që me guxim sfiduan okupatorin serb./arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...