Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në facebook u ka uruar suksese fëmijëve të cilët janë pjesë e testimit PISA.
Kryeministri ka shkruar se që në fillim të mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t’i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim.
Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse.
Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira.
Suksese fëmijë të dashur!
RH”, ka shkruar ai./arbresh.info/
PSG gati t’i ofrojë kontratë të përhershme Luis Enriques
Ndalimet e udhëtimit në SHBA, sjellin reagime të zemëruara n...
Konjufca në Stubëll: Bashkë për historinë dhe të ardhmen e v...
Fitore Pacolli: Qeveria Kurti 3 punon për gratë
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...