Një person është lënduar e tetë vetura të parkuara janë dëmtuar, pasi një veturë ka dalë nga rruga dhe i ka goditur rend, në mbrëmjen e së premtes në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Flora Ahmeti nga Policia në Prishtinë ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Me 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar për një aksident në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera të cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare ne Kalabri. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES:
Hargreaves: Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë e Skoci...
Kosova me fanella të kaltra kundër Turqisë, FFK publikon vid...
KFOR-i stërvitet me forcat zvicërane
“Trafiku Urban” paralajmëron për vonesa e devijime të përkoh...
Mediumi amerikan: Kosova fiton kundër Turqisë
Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshj...