Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Ambasadorja Barišić i ka uruar detyrën ministres Bajrami, ndërsa ka theksuar se Kroacia mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në arsim.
Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadoren për mbështetje, ndërsa theksoi rëndësinë që ka për Kosovën bashkëpunimi me Kroacinë në të gjithë sektorët, e veçanërisht në atë të arsimit. Ajo e informoi Ambasadoren Barišić për gjendjen në arsim në vendin tonë dhe programin qeverisës që synon përmirësimin e gjendjes.
Në takim, ndër të tjera, u bisedua edhe rreth mësimit të Gjuhës Kroate në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Zagrebit./arbresh.info/
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...