Kryeparlamentari Glauk Konjufca i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim urgjent nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, së bashku me Federatën Sindikale të Shëndetësisë dhe Sindikatën e Policisë.
Ndërkohë që nga Zyra e Kryeministrit dhe Avokatit të Popullit ku poashtu u drejtua ftesa nuk ka përgjigje.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka pranuar ftesën për takim urgjent nga sindikalistët lidhur me procedurat e përshpejtimit të Projektligjit për buxhetin 2020.
Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.
“Deri tani kemi marrë konfirmimin nga kryetari i Parlamentit të Kosovës për një takim ditën e nesërme në ora 12:00. Takimi do të jetë në zyre të tij për çka edhe e falënderoj. Do të marrim vesh nga dora e parë se a dëshirojmë të evitojmë këtë krizë apo po futemi në të” , deklaroi Blerim Syla.
Ndërkaq Rrahaman Jasharaj nga SBASHK tha se janë në pritje edhe të përgjigjes nga Kryeministri në Detyrë, dhe Avokati i Popullit për të adresuar shqetësimet e tyre.
“Me Avokatin e Popullit presim takim që nëse ai ka vepruar në bazë të kërkesës së 35 sindikatave, tash të veprojë edhe në bazë të qindra e qindra kërkesave që i kanë arritur në zyre për të kërkuar nga Kushtetuesja ta heq pezullimin e Ligjit të Pagave”, deklaroi Rrahman Jasharaj.
Zyra e Avokatit të Popullit në një përgjigje për RTV Dukagjini konfirmuan pranimin e ftesës por nuk ka asgjë konkrete për takimin e thirrur nga sindikatat.
“Institucioni i Avokatit të Popullit më 14 janar ka pranuar kërkesën për takim nga sindikata e arsimit, shëndetësisë dhe policisë. Jemi duke u munduar të gjejmë hapësirë në agjendën e Avokatit të Popullit që sa më parë të caktojmë takimin në fjalë.”
Ndërkaq Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë përgjigje nëse Kryeministri në detyrë do të pranojë në takim sindikatat, por gjatë së mërkurës Ministria e Financave ka thënë se Qeveria në dorëheqje nuk ka legjitimitet të dërgojë Projektbuxhetin 2020 në Kuvend.
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...