Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Komisionin Parlamentar për Arsim, i cili ka shqyrtuar dhe miratuar në parim Projektligjin për për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor dhe atë për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.
Këto dy projektligje të cilat janë shumë të rëndësishme për studentët dhe profesionistët e fushës së mjeksisë, stomatologjisë dhe arkitekturës, pritet të dërgohen për lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
Ministrja Nagavci, ka prezantuar para anëtarëve të Komisionit disa nga lehtësimet që sjellin këto dy projektligje në procesin e punësimit të studentëve të diplomuar në vendet e Ballkanit Përendimor dhe në rregullimin e profesionave në fushat e caktuara, duke thënë se në hartimin e tyre janë përfshirë të gjithë akterët relevantë si: ekspertë nga MAShTI, shoqëria civile, komuniteti akademik etj.
Nagavci theksoi se, ka qenë kërkesë e studentëve nga Lugina e Preshevës hartimi i Projektligjit për Njohjen e Kualifikimeve pasi kjo ka paraqitur problem në punësimin e tyre, andaj u shpreh e kënaqur që ky Projektligj dhe ai për profesionet e rregulluara së shpejti do të miratohen në Kuvend. /arbresh.info/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja