Qendra e Studentëve e UP “Hasan Prishtina” në Prishtinë ka shpallur rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2017/2018, njofton komunikata për media.
“Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000, ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 1500.
Afati për ankesa eventuale është me datat 25 dhe 26 shtator 2017.
Paraqitja e ankesat do të bëhet përmes sitemit ONLINE në adresat zyrtare në webfaqen qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtinë.
Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për ankesa.
Konkursi ishte i hapur, nga data 06 deri 14 shtator 2017. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe për ushqim në mensë kanë aplikuar 6980 studentë”- thuhet në komunikatë.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...