Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se asnjëherë se që nga paslufta s’ka ndodhur që sindikatat të marrin mesazhe fyese, e presione nga ana e qeverisë.
Jasharaj tha se nuk është mirë që në vitin 2022 të përballemi me greva, dhe t’i shkojë zëri i zi Qeverisë edhe në Bruksel.
Ai komentoi faktin se, edhe pas takimit me Kurtin, nuk u arrit ndonjë marrëveshje mes dy palëve derisa akuzoi Kryeministrin se nuk e bëri asnjë hap drejt plotësimit të kërkesave të sindikalistëve.
“Ata përcjellin mesazhe fyerje, presione duke thënë se do t’i ndalin pagat, Nuk ka ndodhur në Kosovën e pasluftës pagat dhe të gjitha të drejtat na ka mohuar pushtuesi. Nuk është mirë që në vitin 2022 të përballemi me gjëra të tilla dhe t’i shkojë Qeverisë zani i zi edhe në Bruksel pa fajin tonë. Nëntë muaj rrugëtim, mezi e bëmë një takim me Kurtin, e asnjë milimetër nuk e bëri tutje, por u thirr në fjalin time “si vëllai””, tha Jasharaj në Kanal 10.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport