Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur në mbledhjen e sotme që numri i studentëve që do të pranohen në vitin e ri akademik do të jetë 7 mijë e 144.
Në këtë mbledhje u morrën edhe vendime për zgjedhjen e personelit akademik nga konkursi i datës 24.11.2016 ku njëri ndër profesorët që morri avancim ishte kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti cili nga profesor i asocuuuar mori thirrjen profesor i rregullt në fakultetin e Ekonomisë.
Përpos , kësaj pikë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje ishte marrja e vendimit për revokimin e gradës shkencore doktor i shkencave për kandidatin e doktoruar në fakultetin ekonomik, Hysnija Buybuluica.
Ky i fundit sipas disa provave që ka sjellë policia e Kosovës posedon diploma false, mirëpo për procedura për t`u tërhequr grada shkencore senati u morr vesh që vendimi të merret në mbledhjen e radhës, njofton Klan Kosova.
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...