Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njoftoi se viti shkollor do të ndahet në dy periudha kohore (gjysëmvjetori i parë dhe gjysëmvjetori i dytë), por ekspertët e shohin mjaftë problematike mungesën e një strategjie koherente, shkruan arbresh.info.
Sipas, MAShT’it kjo do të bëhet për vlerësim sa më objektiv, të drejtë, transparent, valid e më praktik, të nxënësve.
Por, psikologu Labinot Kunushevci për arbresh.info tha se kjo tregon që Ministria e Arsimit ka dështu në krijimin e një strategjie koherente mbi arsimin pas sistemit kurrikular, sepse ajo ka eksperimentu me kurrikulën.
“Kthimi ne versionin e dy gjysmë-vjetorëve mund të ketë anët pozitive dhe negative, duke filluar nga ideja që me një projeksion të tillë të shkarkohet ngarkesa e tepruar administrative, gjë që është shumë e qëlluar, por duke mos e pasur në konsideratë faktin tjetër në mënyrën e vlerësimit të nxënësi”, tha Kunushevci.
Sipas tij në verzionin me dy gjysmë vjetora, nëse notat barazpeshohen, një nxënës që notohet në gjysmë vjetorin e parë mjaftueshëm me 2, ai mund të mos angazhohet fare në gjysmë vjetorin e dytë sepse e ka të siguruar notën kaluese.
“Pra, kjo qasje e stimulon indiferencën tek ata nxënës të dobët”, shtoi ai.
Zojë Krasnqi profesoreshë në shkollën e mesme “Hivzi Sylejmani”, në Fushë Kosovë, mendon se ky ndryshim do të ketë efekt pozitiv.
“Ndarja në tri periudha ka qenë sfiduese edhe për ne si staf i mësimdhënësve gjithashtu edhe për nxënësit”, tha Krasniqi.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në facebook kishte reaguar për këtë gjë.
Kjo gjë sipas saj ka ardhur me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve.
“Ndryshimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, është inicuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi që është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha, siç ka qenë deri më tani, paraqet sfida dhe vështirësi të shumta, ngarkesë të panevojshme formale e administrative dhe rrezikon përmbajtjen e materies vlerësuese”, ka shkruar Nagavci.
Udhëzimi i ri administrativ reflekton në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve, shkarkimin e ngarkesës administrative për mësimdhënësit, informimin me kohë të nxënësve dhe prindërve për suksesin dhe rezultatin e nxënësve në lëndët e caktuara.
Ky Udhëzim Administrativ për vlerësimin e nxënësve sipas Kornizës së Kurrikulës është në diskutim publik deri më 23 qershor 2022./Kujtesa Berisha/arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...