Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Haradinaj ka thënë me këtë rast se sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për reformim rrënjësor dhe se shteti duhet ta kryejë detyrën e vet në këtë drejtim, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve e prindërve, urimet më të mira për fillimin e një viti të ri shkollor! Urimet më të përzemërta për ata mijëra fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës!
Megjithëse çdo një shtator është ditë e urimeve dhe e përgëzimeve për një fillim të mbarë, le të më lejohet që edhe në këtë ditë të them se sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për një reformim rrënjësor.
Shteti duhet ta kryej detyrën e vet në avansimin e shkollës, ndërkaq stafi edukativo-arsimor t’i plotësojë krejt detyrat që i ka.
Cilësia e arsimit në Kosovë duhet të jetë e një niveli të përafërt me vendet e BE-së. Ky do të jetë synimi ynë.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron