Qendra Amerikane për Këshillim e mbështetur nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës organizon Panairin e Universiteteve Amerikane – Edukimi Amerikan.
Në panair do të prezantohen dhjetë Universitete Amerikane nga SHBA-të dhe Evropa.
Universitetet Amerikane para nxënëseve, studentëve dhe profesorëve kosovarë do të paraqesin programet e studimeve akademike dhe mundësitë e përkrahjes financiare në këto Universitete Amerikane.
Përfaqësuesit e Universiteteve Amerikane do të përgjigjen në çdo pyetje të paraqitur nga të interesuarit në panair.
Nëpërmjet regjistrimit online kanë konfirmuar pjesëmarrjen dy mijë nxënës, studentë dhe profesorë që do të përcjellin panairin.
Pjesë e panairit do të jete edhe z. Greg Delawie, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë.
Qendra Amerikane për Këshillim është qendër e themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...