Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentët për mbështetje me nga 100 euro.
Të drejt aplikimi sipas Muratit kanë të gjitha studentët aktiv që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.
“Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Murati.
Tutje ministri Murati njoftoi se aplikimi do të mbetet i hapur deri me 6 nëntor dhe më pas do të verifikohen nga institucionet e arsimit
“Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë. Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...