Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, ku diskutuan për bashkëpunimin e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e ekonomisë dhe financave, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Hamza duke e uruar për detyrën e re Ambasadorin Kosnett, e falënderoi atë për ndihmën dhe kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dhe po japin për institucionet e Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Financave në avancimin e financave publike të shtetit të Kosovës.
Gjatë këtij takimi Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin Kosnett për procesin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2019, si dhe për planet dhe objektivat e Ministrisë së Financave për vitin 2019, me theks të veçantë në menaxhimin e financave publike si dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të vendit.
Ndërsa, ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett, shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit amerikan për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht me Ministrinë e Financave.
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës