Organizata e UNICEF-it është shprehur e shqetësuar në lidhje me vonesën e fillimit të ri shkollor.
Ata bën të ditur se janë duke pësuar krizë globale në mësimnxënie dhe se mund të këtë pasoja në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.
Reagimi i plotë:
“Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë tash e katër javë nuk kanë qasje në arsim. UNICEF-i është thellësisht i shqetësuar me këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor, veçanërisht në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë COVID-19.
Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.
Ne duhet ta vëmë në plan të parë interesin më të mirë të fëmijëve dhe të sigurohemi që mund t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur”, ka shkruar UNICEF. /arbresh.info/
Haxhiu pas seancës gjyqësore: Gazin lotsjellës e kisha për t...
Bayerni futet fuqishëm në garë për Nico Williams, i bën ofer...
Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon p...
Policia e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve për respekt...
Hudhen poshtë pretendimet e Thaçit se rasti kundër administr...
Sulmet e Iranit lënë mijëra izraelitë pa energji elektrike